|
Shembulli I Gostivarit me se miri e ilustron vonesen
dhe impotencen e jonjekohesise ose te zhvillimit te
sistemit njenacional te shtetit te LSDM-se para
kerkeses per zyrtarizimin e flamurit shqiptar ne
Parlament, gjegjesisht te procesit te sovranitetit
SHTETFORMUES per barazine e pjestareve te kombit
shqiptar dhe kthimit te njekohesise ne sistemin
administrative shteterorn ne favor te dy etnikumeve,
perkatesisht te etnikumit maqedonas dhe te atij
shqiptar ne Maqedoni. A ka qene e mundur te shpetohet
Gostivari? Une do te thoja se jo. Pse jo? Per arsye se
Gostivari ne te vertete paraqitet si rast paradigmatic
I krizes globale te pushtetit te Gligorovit, ne te
cilen si ne pasqyre shiheshte kursi I tij
nacional-komunist. Dhe perfundimi, gjithashtu.
Ngjarjet tragjike te 9 korrikut ne Gostivar ne nje
menyre te pervertuar te perzierjes se kerkesave
sociale dhe nacionale te shqiptareve. Paraqiten dhe
shkruan problemin esencial te domosdoshmerise se
njohjes se procesit te sovranitetit te shqiptareve ne
Maqedoni. Pushteti I Gligorovit dhe disa persona
servile te PPD-se nuk kane dashur, e, ndoshta as nuk
kane mundur te shohin permbajtjen demokratike te
"rebelimit" institucional te Rufi Osmanit ne
Gostivar, perkunder faktit se ai u paraqit ne formen e
shtremberuar, duke u lidhur me kerkesen qe te
zyrtarizohet flamuri shqiptareve ne Maqedoni.
Ne fatkeqesine politike te Rufi Osmanit, megjithate
duhen llogaritur kuadrot politik qe mbijetuan
Gostivarin politikisht, por jo edhe moralisht, kur
Rufi Osmani u be dalezotes I flamurit shqiptar ne
Maqedoni: lideret me politike pseudoshqiptare, qe
dhunshem ishin instaluar si nje nevoje hibride ne
fronin e dy partive, ministrat e ngujuar ne kabinitet
e LSDM-se, mediokret e ceshtjes shqiptare, politikanet
e kushtrimeve dhe mjekrrave, te koorruptuar dhe te
paformuar per situaten, ne te cilen ndodhej shqiptaria
dhe Gostivari. Inteligjent, I afte, dinamik, por I
rrethuar me pseudonacionalist, Rufi Osmani ne te
vertete ishte I vetmuar. Por kjo megjithate nuk eshte
e gjitha.
Karriera politike e Rufi Osmanit filloi te ndertohet
me fjalimet e tij te argumentuara ne Parlament. Ne
mandatin e tij dyvjecar, sa ishte ne Parlament, u
njoftua me te gjitha makinacionet dhe lojrat politike
qe luheshin ne dem te interesave shqiptare ne Maqedoni.
Keto lojera njeherazi ishin ne dem te interesave
shqiptare ne Maqedoni, por ne vecanti edhe ne dem te
vet atyre qe dirigjonin keto lojera prej ne
"background". Cdo fjalim apo propozim I Rufi
Osmanit ishte I destinuar te deshton ne aklamacion per
shkak te mbivotimit nga mazhoranca e LSDM-se ne
Parlament.
Per kete arsye Rufi Osmani vendosi qe te leshoi
Parlamentin dhe te kandidohet ne vitin 1996 per
perfekt ne komunen e Gostivarit. Kandidatura e tij u
kororizua me fitoren bindese qysh ne rrethin e pare te
zgjedhjeve karshi kundershtarit te PPD-se. Ardhja e
tij per perfekt ne komunen e Gostivarit do te shenon
nje rikthim ne ceshtjet fundamentale te shqiptareve ne
Maqedoni. Ky rikthim, sic thote Rufi Osmani, "bazohet
ne fitoren e pas shtate vjetesh te pavaresimit te
Maqedonise, jorastesisht ceshtja e perdorimit te
flamurit shqiptar ngeli ceshtje e hapur per nje arsye
te thjeshte se ceshtja e flamurit lidhet me ceshtjen e
vatanit dhe ka nje rendesi paresore per barazin e
pjestareve te kombit shqiptar ne Maqedoni.
Qe te kuptohej emri I superioritetit politik "Flamur",
qe lidhet ngusht me ceshtjen e vatanit, duhej nje
ngarkese e ngjeshur ne veprimtarine politike te Rufi
Osmanit dhe nje pushim ritmik I gjalle, nje terapi
politike per vetedijesimin e forcave politike
shqiptare dhe per nje veprim konkret ne realizimin e
platforms politike te PDSH-se, por me teper duhej te
permbusheshin premtimet paraelektorale dhe nje prej
ketyre premtimeve ishte pikerisht zyrtarizimi I
flamurit kombtar shqiptar ne Maqedoni, te cilin
premtim vete Rufi Osmani e zbatoi edhe ne praktike
duke respektuar gjer ne fund vendimin e Keshillit
komunal te Gostivarit. Ne kete veprim te Rufi Osmanit
u trazuan menjehere shpirterat shovenist ne Maqedoni.
Por atehere, cka ndodhi?
Ne kete trazim dhe klime politike, ne te cilen
qendrimet denigruese dhe gjuajtje me fjale shpate pas
shtrigave:"rrenimi kushtetues", "ilirida",
"cenimi I sovranitetit dhe integritetit
territorial te Maqedonise" e me vone separatizem",
te formuluar ne kuader te nje fushate te papare
gebelsiane te masmediave maqedonase ne krye me
protagonistin kryesor - kryetarin e Gjykates
Kushtetuese te Maqedonise, kane prodhuar nje zhurme te
tmerrshme, ne te cilen eshte mbytur e verteta reale e
kerkesave te drejta te shqiptareve ne Maqedoni, ne te
cilen eshte mohuar e drejta e perdorimit te flamurit,
e cila eshte e lidhur ngushte me te drejten e
sovranitetit te shqiptareve, por para se gjithash
eshte mohuar vetqeverisja e pushtetit local ne
Maqedoni.
Tragjedine e vet politike Rufi Osmani, pak a shume e
ka pergatitur edhe ne dogmatizmin e vet te
superioritetit politik, sidomos me qendrimin "nencmues"
ndaj sistemit te institucioneve nacionalkomuniste te
pushtetit te Gligorovit, por edhe me vleresimin e
gabuar politik ndaj partneritetit iluzor te PPD-se dhe
te LSDM-se. Duke mos "njohur" veprimin e
mendimit politik te diktatures parlamentare, as
mentalitetin titist qe mbizoteronte ne te dhe as
elementet e infiltruar te UDB-se ne radhet e PDSH-se,
Rufi Osmani nuk ishte ne gjendje qe ne propaganden e
shfrenuar kunder personalitetit politik shqiptar, qe
filloi menjehere mbas ardhjes se tij per perfekt ne
komunen e Gostivarit nga masmediat sllavomaqedone, te
njihte edhe kontributin e atyre faktoreve politike dhe
shteteror te nojur mire ne ish-sistemin; te njihte
mire kontributin e meparshem te Gligorovit; te njihte
kontributin e institucioneve autoritare te
nacionalizmit, trashegimine e tyre ne LSDM, qe si
"parti shtetformuese e sllavomaqedoneve" dhe
"loja e shtetit", qe nuk njohin e nuk
respektojne normat juridike dhe morale te shoqerise se
qyteteruar, prandaj duhet te "disiplinoheshin"
dhe te "qyteteroheshin" me masa repressive
te shtetit me preambulle nacionaliste; te njihte
metodat e sulmeve dhe linceve politike te regjimit
policor, te perpunuar ne projektin e Cervenkovskit, ne
te cilin, per zgjidhjen e ceshtjes se flamurit
shqiptar, propozoheshin masa diabolike, krijimi I
psikozes se pershtatshme, presioni I aparatit
shteteror dhe nxitja e revoltave, qe nga Cervenkovski
do te mbyteshin me gjak.
Rufi Osmani nuk vuri re (e si mund te vinte re) se po
fillonte ta pesonte edhe ajo shkalle barazie e
popullit shqiptar qe eshte arritur me pare, qysh ne
Kushtetuten e meparshme te RSM-se. Si pasoje e
politikes nacional-komuniste qe fajtorin e ka kerkuar
ne te kaluaren dhe ne te tashmen, pushteti I
Gligorovit I instaluar ne vitet e 90-ta ne vend qe t'I
avancoje te drejtat shqiptare te proklamuara
deklarativisht qysh ne sistemin komunist, njeheresh
arriti arbitrarisht t'I eliminoje shqiptaret nga
subjektiviteti shtetformues ne Maqedoni dhe me pastaj
demokracine te zevendesoje me diktature parlamentare,
ku shumica slave mbivoton dhe imponon vullnetin
politik mbi "pakicen" shqiptare, kurse
partite shqiptare dhe lideret e tyre nen diktatin e
Gligorovit qene shnderruar ne kuklla eksperimental,
ndersa kerkesat e drejta dhe legjitime te shqiptareve
satanizoheshin me regjine e pergatitur prej me pare.
Prandaj nuk te cudit fakti kur, si pasoje e kesaj
regjie, edhe prodhimi I vetqeverisjes shqiptare ne
pushtetin local beheshte hale ne sy; I pergjuar nga
organet e sigurimit shteteror, I satnizuar apo I
bojkotuar nga pushteti qebdror; shqiptaret privoheshin
nga e drejta nacionale per perdorimin e flamurit
shqiptar, kurse perfektet dhe kryetaret e keshillave
komunal pushteti I Gligorovit I paralajmeronte, I
thirrte ne biseda informative, I frikesonte, I ndjekte
penalisht me procese te montuara gjyqesore dhe ne fund
edhe do t'I denojne me denime dakronike.
Ne anen tjeter. Megjithate, Rufi Osmani ka pasur
qendrimin e tij per politiken e plagiatit politik te
Arber Xhaferit, "te transparences se premtuar per
instalimin e bordit shqiptar ne Maqedoni" jo
vetem si anetar I PDSH-se, po, per me teper, edhe si
iniciator per krijimin e ambientit te perbashket
politik shqiptar ne Maqedoni: besnik I sinqerte I
idese se bashkimit te dy partive, pra PPDSH-se dhe PDP-se
ne subject te ri PDSH. Kete ai do ta
quaj"profilizim politik ndoshta perfundimtar te
subjektit politik shqiptar ne Maqedoni ne kete faze te
vetedijes politike te popullit shqiptar", nga I
cili profilizim politika dhe transparenca utopike e
Arber Xhaferit ne Maqedoni do te vije duke u
distancuar gjithnje e me me thellesi. Xhaferi, qe
percaktonte politiken ne PDSH, qe deri dje e
vleresonte pozitivisht punen e Rufi Osmanit ne zbatim
te idese se instalimit te bordit shqiptar ne Maqedoni,
pas ardhjes se tij per perfekt ne komunen e Gostivarit,
filloi menjehere qe per Rufi Osmanin te bej vleresime
negative e per kete politike, qe ne realitet ishte
politike e tij, ta quaj politike te gabuar e te
deshtuar, kurse vete Rufi Osmanin e shpalli si
politikan "narcisoid". Ne kete qendrim
Xhaferi gezoi perkrahje morale nga lideri I PPD-se dhe
ndihme konkrete dhe efikase nga pseudonacionalistet te
cilet u gropuan ne monopolin e tetovareve dhe ne
Kuvendin e bashkimit mekanik te kryesive te PPDSH-se
dhe PDP-se materializuan konkretisht kuptimin e ketij
mendimi: qe te fitoje plagiati utopik I transparences
politike te Arber Xhaferit, duhet te humbase projekti
I Rufi Osmanit I materializuar prej 15 faqeve dhe
konkret me specifikat e veta per shqiptaret e
Maqedonise, pse jo? Rufi Osmani tashme ishte
percaktuar per pushkatim partiak dhe politik: kunder
tij u hap sezoni I gjahut, u pergatit me direktiven e
Thacit nje referat I montuar dhe denigrues kunder
personalitetit te Rufi Osmanit dhe lexohet nga nje
bashkevendes I tij ne Kuvendin e bashkimit. Pas
leximit te ketij referati denigrues filloi linci
partiak dhe politik I Rufi Osmanit, qe me vone
ekzekutimin e tij do ta realizojne komunistet e
Cervenkovskit. Dhe sakrifikimi I lirise se Rufi
Osmanit dhe fati I statusit te shqiptareve ne Maqedoni
do te behet kusht I heshtur I afirmimit te kujdoqofte.
Pushtetmbajgtesit e LSDM-se per te larguar vemendjen e
opinionit publik maqedonas nga devalvimi I denarit,
shperthimi I aferave te ndryshme finanasiare dhe te
kollapsit total ekonomik, por edhe duke krijuar
divergjenca te medha permes elementeve te infiltruar
ne radhet e PDSH-se, me me qejf ne Gostivar pane vetem
"rrenim kushtetues", "cenim te
sovranitetit dhe integritetit te territorial",
shkuan aq larg dhe nen ndikim ta albanofobise zbuluan
"terrorizmin e shqiptareve" ne Gostivar. Per
kete vleresim denigrues, por edhe ne saje te
manipulimit me "famurin shqiptar" nga ana e
LSDM-se, ka ndodhur mbledhja e nates fatkeqe te 8
korrikut ne Parlament. Ne kete mbledhje do te
miratohet ligji per legalizimin ironic te flamurit
shqiptar dhe po ky ligj, ne mungese te presidentit te
shtetit, do te nenshkruhet nga nenkryetari I
Parlamentit, me c'gje nenkuptohej joserioziteti I vete
ligjit, me te vetmin qellim qe te justifikohet skenari
I dhunes shteteror I pergatitur nergut per shqiptaret
dhe per "rebelimin" institucional te Rufi
Osmanit.
Ne lidhje me kete ligj dhe nenin 48 te Kushtetutes se
Maqedonise, ku bazohet ky ligj, Rufi Osmani per "Flaken"
do te deklaron:"Ky Parlament duke miratuar ligjin
ne fjale beri obligimin e plote te vendimit te Gjyqit
Kushtetues, ne te cilin bazohej edhe vendimi I
Keshillit komunal. Mirepo, dallimi eshte esencial:
perderisa vendimi I Keshillit komunal legalizonte
perdorimin e plote dhe te barabarte te flamurit
shteteror dhe te atij shqiptar e turk, ndersa
Parlamenti ben legalizimin zyrtar ironic te flamujve
te nacionaliteteve dhe legalizon kete perdorim ne
dimensionin privat e kulturor. Ne kete drejtim
deshiroj te mohoj edhe nje teze tjeter qe qarkullon ne
opinion, ne te cilin thuhet se ceshtja e te drejtes se
perdorimit te flamurit, te bazuar ne nenin 48 te
Kushtetutes nuk implikon normimin e kesaj te drejte me
ligj te caktuar dhe prandaj nje ligj I kesaj natyre
ndoshta ka qene I panevojshem, ndodhta eshte dashur te
sillet ndonje udhezim per perdorim, dhe asnje akt
juridik."
Nga ky shpjegim shihet qarte se legalizimi ironic I
flamurit shqiptar ka pasur krejtesisht prapavije
tjeter. Ne sfond te pushtetit te Gligorovit prej
perpara eshte pergatitur skenari tragjik I dhunes
policore per disiplinimin e shqiptareve dhe te Rufi
Osmanit ne Gostivar. Varianti me I dhembshem I ketij
skenari, sic shprehet Rufi Osmani,"eshte veprimi,
per fat te keq, I kolones se peste shqiptare".
Poe veprim edhe me fatkeq ka qene heshtja e
pseudoministrave shqiptar te PPD-se dhe
preskonferencat e panevojshme "here shqip e here
maqedonisht" te lidereve te PDSH-se. Ata te
mbetur shtatezene me dosje te inkriminuar nga
Gligorovi dhe Cervenkovski, por edhe ne saje te
smirezise qe kishte lindur ne shpirtin e tyre me
rritjen e karizmes se Rufi Osmanit, gjithashtu, dhane
ndihmesen e tyre ne pergatitjen e skenarit tragjik ne
Gostivar.
Mos te harrojme: "rebelimi" institucional I
Rufi Osmanit ishte dhe do te mbetet emer
superioritetit te idese kombetare qe kerkon zgjidhje
politike, sociale, ekonomike dhe kulturore per
shqiptaret ne Maqedoni. Ndjenja e superioritetit te
Rufi Osmanit do te detyroje te mblidhen kreret e LSDM-se
dhe te sjellin nje ligj, qofte edhe gjysmak dhe
ironic, ne "favor" te shqiptareve dhe, nen
ndikim te tij, Parlamenti do te shfuqezon vendimin e
Gjyqit Kushtetues te Maqedonise. Rufi Osmani, Brenda
kornizave te sistemit juridiko-kushtetues te shtetit,
do te luaj me kreret e LSDM-se lojen e Xhalutit dhe
Davudit. Do te refuzoje cdo post te larte shteteror te
"dhuruar" nga Gligorovi dhe do te "rebelohet"
shqip para kercnimit te Cervenkovskit.
Keto ishin shkaqet kryesore qe motivuan pushtetin e
Gligorovit dhe kreret e LSDM-se ne
"background" te shtetit te pergatisin nje
skenar shovenist ne Gostivar, qofte edhe me dimensione
te pergjakshme, me te vetmin qellim qe te deshmohet
para opinionit vendas dhe te jashtem se funksionon
shtetit I LSDM-se. Ky demonstrim I brutalitetit
policor do te mbetet nje njolle e zeze ne historine e
"fitores" se dhunshme te LSDM-se, qe do te
karakterizohet me vone, ne zgjedhjet e treta
parlamentare, me humbje te pushtetit dhe shtetit te
LSDM-se, qe per shqiptaret do te jete nisje per ne
betejen e pare qe do te zhvillohet ne vitin 2001!
Mos te harrojme: qendrimin e "ashper" dhe
kritik te Rufi Osmanit per disa politikan shqiptar ne
Maqedoni. Rufi Osmani ne lidhje me qeshjet ironike
te ministrave te PPD-se tha edhe nje
fjale:"gushterska nasmevka". Kurse Alitin e
PPD-se ne "Fokus" do ta quaj Rrahman Morine
dhe veprimin e tij politik ne shtetin e LSDM-se do ta
konsideron si te demshem per shqiptaret e Maqedonise. Por
nuk do te mbetet vetem me kaq.
Ne fazen e pergatitjes se Kuvendit te bashkimit, mes
PPDSH-se dhe PDP-se, ne nje prej mbledhjeve te
Kryesise qendrore te parties se vet, Rufi Osmani per
shume ceshtje do te ndertoje qendrimin e vet
konsekuent per veprimin e ardhshem politik. Ne
paraqitjen e projektit te tij para delegateve ne
Kuvendin e Bashkimit haptazi edhe ne diskutim do ta
kundershtoje plagiatin utopik te transparences
politike te dimensionit sofistik te Arber Xhaferit,
madje veprimin e tij politik do ta konsideroje si
tendence manipulative te njemendesise neokomuniste mbi
administraten partiake te PDSH-se. Me argumente
konkrete dhe bindese Rufi Osmani do te kerkonte qe
selia e PDSH-se te transferohej ne Shkup dhe do ta
demaskonte monopolin e tetovareve ne Kryesine qendrore
te PDSH-se. Ne parim do te mbetet luftetar kunder
"diskriminimit te pakuptimte te perfaqesuesve te
PDSH-se nga Shkupi, Struga, Kumanova dhe nga qytet
tjera. Kurse per Menduh Thacin ne letren qe i
dergon Arber Xhaferit dhe qe e ben publike ne
"Flake" shkruan:"Propozoj per
nenkryetarin Menduh Thaci te gjendet ndonje punesim
adekuat dhe ne kete menyre te shperblehet per
aktivitetin e tij te deritashem ne parti, e
njekohesisht te relaksoje vetveten nga obligimet e
shumta partiake te cilat ne menyre permanente I mban
ne supet e veta, dhe te krijohet hapesire per
angazhime te kuadrove te reja ne administraten
partiake".
Me kete qendrim kritik dhe shpesh me perdorimin e
sintagmave politike "te shitur", "kolaboracioniste",
"Mojsi Golema", "Hamza Kastriota"
dhe te bera publike per opinion, te cilat ne menyre
direkte kane manifestuar permbajtjen e demaskimit te
pseudolidereve shqiptar, ne betejen politike me
pushtetmabjtesit e LSDM-se, Rufi Osmani do ta lene
vetem bashkepartiaket e tij ne Gostivar dhe lidershipi
I PDSH-se do te kerkoje prej tij sakrificen e
projektit politik "kriza politike" me autor
Arber Xhaferin. Kurse pseudoministrate PPD-se te
ngujuar ne kabinetet e LSDM-se do te bejne sehir prej
larg dhe nuk do te informojne per intervenim policor
te 9 korrikut ne Gostivar.
PO te provonim - sado qe te mos duket keshtu - ta
perkujtojme tragjedine e Gostivarit pa sakrificen e
saj te dhimbshme, dhe sikur kjo gje te mos ishte
pjelle edhe e pseudolidereve shqiptar, ajo prapseprap
do te na dale tragjike me vleresimin e Rufi Osmanit.
Marre objektivisht, "ngjarjet tragjike te 9
korrikut, gjithsesi, do te ndodhnin, "9 korriku
ka qene nje skenar I parapergatitur, te cilen e
konfirmuan ne teresi udheheqesit me te larte maqedonas,
duke filluar nga Gligorovi, Cervenkovski e Cokrevski
dhe te njejtet ia bene qarte me dije opinionit me te
gjere se flamuri kombetar shqiptar ka qene vetem
pretekst per nje intervenim te asaj natyre me qellim
disiplinimi te forcave politike shqiptare te cilat
zbatuan nje politike qofte edhe komunale ne
kundershtim me deshirat dhe aspiratat e politikes
zyrtare maqedonase…"
Rufi Osmani, per sehirin e funksionareve te PPD-se,
vazhdon dhe thote: "Sikur funksionaret shqiptare
te PPD-se te cilet participojne ne qeverine aktuale
maqedonase, te kishin bere sherbimin me te vogel,
gjegjesisht te kishin informuar kryetarin e komunes
ose Keshillin per daten e intervenimit brutal policor,
do te kishin parapergatitur terrenin politik qe te
evitohej gjithe ajo qe ndodhi, te mos lejohej ne asnje
menyre ndeshja e drejtperdrejte e protestuesve
joviolent shqiptar me forcat policore…"
Kurse per politiken pseudonacionaliste te PDSH-se
dhe ne vecanti per kreret e saj, Rufi Osmani nxjer në
shesh nje te vertete shume te hidhur dhe per
"Flaken" deklaron:"Pergjegjesia
objective e PDSH-se konsiston me faktin se kjo parti,
vecanerisht Kryesia qendrore, Kryesia e deges,
keshilltaret komunale dhe shume aktiviste te cilet
kane qene ne liri, nuk kane kanalizuar protestat e
qeta spontane te shqiptareve dhe nuk kane parapenguar
ne menyre preventive qe keta protestues te mos behen
pre e brutalitetit policor maqedonas. Edhe ne
radhet e PDSH-se ka Skenderbe te kushtrimeve dhe te
mjekrrave, te cilet jane te tille gjithmone para se te
filloje beteja politike e pastaj shndrrohen ne Hamza
Kastriota dhe Mojsi Golema dhe nuk I gjen njeriu.
Te njejtit perseri dalin ne siperfaqe pasi te kishin
perfunduar te gjitha betejat. U apeloje te tilleve qe
ta ndryshojne fjalorin dhe veprimet politike, sepse
realiteti tanime eshte I hidhur per ta dhe le t'I
leshojne radhet e PDSH-se sepse opcioni politik I PDSH-se
eshte nje sacrifice e madhe, e cila nuk kaperdihet
lehte."
Pas procesit te montuar gjyqesor politik kunder Rufi
Osmanit dhe te tjereve dhe me vone shqiptimi I denimit
drakonik kunder te dyve ne Gjyqin e Gostivarit, vete
shqiptaret, pa dallim ngjyre partiake dhe pa ngarkesa
ideologjike, kuptuan shume me teper dhe shume me heret
per lincin politik te pergatitur per Rufi Osmanin. Por
shqiptaret filluan te flasin vetem atehere, kur pane
se fati politik I Rufi Osmanit ishte njekohesisht edhe
fati I tyre kushtetues ne Maqedoni. Kjo do te thote se
me protestat "Liri per Rufi Osmanin"
shqiptaret para se t'I jepnin perkrahje Rufi Osmanit
kerkonin te arrinin qellime politike: se pari, te
manifestonin revolten e tyre per poziten e
disfavorshme te statusit kushtetues, te cilen ua mori
pushteti I Gligorovit pa pyetur vullnetin e tyre
politik dhe, se dyti, te kerkonin partneritet te plote
kushtetues dhe jo partneritet iluzor ne ekzekutiven e
shtetit. (Hasan Kamberi) |